Pamje tronditëse/ Makina godet kalimtarët në Prizren

Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Romajë të Prizrenit ku një makinë ka goditur tre këmbësorë për t’iu shmangur përplasjes  me një makinë tjetër.

 “RTV Besa” ka publikuar videon nga momenti i ngjarjes.

Policia e Kosovës në raportin e saj është shprehur se vetëm një person ka marrë lëndime të lehta, që pas trajtimit është kthyer në shtëpi.