COVID-19/ Franca regjistron rreth 13 mijë raste të reja dhe 63 viktima

Në 24 orët e kaluara, autoritetet shëndetësore franceze kanë publikuar të dhënat më të fundit sa i përket gjendjes me pandeminë, ku janë konfirmuar 12,845 raste të koronavirusit.

Gjithashtu është bërë e ditur se 63 persona kanë vdekur si rezultat i coronavirusit, e cila gjë e dërgoi numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 31,956.

Ndryshe, deri më tani 563,535 njerëz janë infektuar me coronavirus në shtetin francez.