Është rikthyer me Loredanën? Reperi flet më në fund dhe habit me përgjigjen

Loredana dhe Mozzik kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave, pas ndarjes një vit më parë.

Por, kohët e fundit ata janë parë shpesh bashkë, pasi u panë në Gjermani teksa bënin shopping.

Në një intervistë për kanalin në Youtube të Luana Vjollcës, “After Party”, i pyetur nëse është i lidhur apo single, ai u përgjigj: “Nuk e di as unë dhe nuk keni për ta ditur as ju”.

Mozzik jo vetëm që nuk i dha fund dyshimeve të fansave për rikthimin me Loredanën, por i hodhi akoma dhe më shumë benzinë zjarrit.