Zgjedhjet në SHBA/ Agim Nesho: Në lojë janë dy filozofi politike

Diplomati Agim Nesho tha në Çim Peka LIVE se presidenti Donald Trump e humbi debati te qëndrimet që mbajti për grupet e ekstremit të djathtë.

“Duhet një qëndrim korrekt ndaj organizatave të ekstremit politik,” tha ai.

Lidhur me debatin, ai tha se “të gjithë analistët thanë se pritshmëritë ishin shumë të ulëta”.

“Debatet u shërbejnë njerëzve të pavendosur. Në ndryshim nga viti 2016, politika është polarizuar dhe pjesa e pavendosur është më e vogël,” tha Nesho.

"Tani në lojë janë dy filozofi politike të ndryshme,” deklaroi ambasadori Nesho.