Gattuso vë veton, Napoli nuk pranon ofertën e klubit rus për Hysajn

Ditën e djeshme në mediat italiane u fol për një ofertë të klubit rus të Spartakut të Moskës për mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj.

Klubi rus ofronte 7 milionë euro për kartonin dhe pagë 3 milionë euro për mbrojtësin. Mirëpo, trajneri Genaro Gattusso, ka vënë veton në lidhje me të ardhmen e mbrojtësi shqiptar.

Tekniku i kalabrez u ka kërkuar drejtuesve të Napolit që Elseid Hysaj të mos shitej te Spartaku i Moskës.

Nicolo Schira , ekspert i merkatos, foli për situatën e Hysajt dhe vendimin e Gattusos në lidhje me të ardhmen e tij: Gattuso nuk pranon largimin e Hysajt, pasi është një futbollist që ka aftësi për t’u përshtatur taktikisht, duke parë që mund të luajë si në të djathtë ashtu edhe në të majtë. Me mbylljen e merkatos, palët do të firmosin rinovimin e kontratës”, përfundoi Schira.