Presidenti azer zotohet për luftë/ Disa fakte për Nagorni Karabakun
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev u zotua se vendi i tij do të luftojë kundër forcave armene derisa të largohen nga territori i Nagorni Karabakut. Ai tha se ka vetëm një kusht: që armenët të largohen.
Më shumë se 100 viktima janë shënuar nga shpërthimi i konfliktit ditët e fundit. Nagorni Karabaku është pjesë e Azerbajxhanit, po popullsia është në shumicë armene. Ja disa fakte për këtë rajon:
-Është një rajon malor me rreth 4400 kilometra katrorë.
-Tradicionalisht është banuar nga armenë të krishterë dhe turq myslimanë.
-Në periudhën sovjetike, u bë një rajon autonom brenda republikës së Azerbajxhanit.
-Ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë është armene.
-Autoritetet e vetëshpallura nuk njihen nga asnjë anëtar i OKB, përfshi Armeninë.
-Të paktën 1 milion banorë u zhvendosën gjatë konfliktit të vitit 1988-1994, dhe rreth 30 mijë u vranë.
-Forcat separatiste kanë fituar edhe disa territore ekstra rreth enklavës në Azerbajxhan.
-Që prej armëpushimit të vitit 1994, në rajon ka mbizotëruar një situatë ngërçi.
-Turqia mbështet hapur Azerbajxhanin.
-Rusia ka një bazë ushtarake në Armeni.