Tim Murtaugh, drejtori i komunikimit për fushatën e rizgjedhjes së Presidentit Trump, i tha korrespondentes së Zërit të Amerikës Carolyn Presutti se paraqitja e presidentit ishte "fantastike".

"Ajo që panë shikuesit ishte Presidenti Trump, i cili ishte në kontroll të çdo momenti të debatit. Joe Biden ishte dobët, në kërkim të dikujt që mund ta shpëtonte", tha Murtaugh.

Figurat e njohura të demokratëve, ndërkohë, thanë se debatin e fitoi ish-Nënpresidenti Biden dhe se paraqitja e presidentit Trump ofroi arsye të shumta për t'i mohuar atij një mandat të dytë.

"Donald Trump ka dështuar me gënjeshtrat, fanatizmin dhe udhëheqjen e tij të pamatur", shkroi në Twitter senatori Cory Booker nga Nju Xhërsi, i cili garoi kundër Biden-it në zgjedhjet paraprake të demokratëve në fillim të këtij viti. Senatori Booker në veçanti denoncoi presidentin për qëndrimin ndaj supremacistët e bardhë, që në vend që t’idënonte , u bëri thirrje që të "presin".

Donald Trump has failed this country with his lies, bigotry, and reckless leadership.

We can't have four more years of a president who tells white supremacists to "stand by."

The choice in this election is very clear. https://t.co/AQNVH52gt4

— Cory Booker (@CoryBooker) September 30, 2020

Shumë vëzhgues të debatit kritikuan ashpër shkëmbimet me zë të lartë dhe kaotike midis dy kandidatëve, duke përfshirë gazetaren eWashington Post-it, Karen Attiah, e cila e quajti debatin "një turp kombëtar".

This whole debate is a national embarrassment

— Karen Attiah (@KarenAttiah) September 30, 2020

Disa analistë, përfshirë historianin presidencial Michael Beschloss, kritikuan ashpër presidentin. "Demokracia u nëpërkëmb sonte nga një President i cili shkeli rregullat, refuzoi të dënonte supremacistët e bardhë dhe nuk toleroi asnjë formë të mospajtimit, një shenjë paralajmëruese e asaj që mund të shihet në një mandat të dytë," shkroi Beschloss në Twitter.

Democracy was trashed tonight by a President who ran roughshod over the rules, refused to condemn white supremacists and would not tolerate any form of dissent—a harbinger of what a second term might be like.

— Michael Beschloss (@BeschlossDC) September 30, 2020

Të tjerët, si ish-senatori republikan Jeff Flake, shprehën keqardhje për të gjithë spektaklin. "Ne jemi një vend më i mirë se sa ajo që u shfaq sonte," shkroi Flake në Twitter.

We are a better country than was on display tonight.

— Jeff Flake (@JeffFlake) September 30, 2020

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Virxhinias, Larry Sabato, postoi një mesazh të prerë në llogarinë e tij në Twitter: "Anuloni debatet e mbetura presidenciale".

CANCEL THE REMAINING PRESIDENTIAL DEBATES. It is impossible to have an orderly, productive exchange with Donald Trump. Stop pretending otherwise. #Debate2020

— Larry Sabato (@LarrySabato) September 30, 2020

Por Tim Murtaugh i mbrojti shkëmbimet, duke i quajtur ato sqaruese. "Unë mendoj se një bisedë e lirë si ajo që bëri presidenti ishte në të vërtetë e mirë, lejon një shkëmbim më të mirë të ideve dhe i ofron shikuesit ndryshimin e vërtetë midis të dyve", tha ai./ VOA/

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/September/30/auto_5f740ff10ab50d00184ad3081601480806.jpg", "width": 900, "height": 450 } }

‘Ndërhyrje të shpeshta në fjalët e njëri-tjetrit’/ Reagime të ashpra pas debatit të parë ‘Trump-Biden’

Reagimet ndaj debatit presidencial midis Presidentit republikan Donald Trump dhe ish-Nënpresidentit demokrat Joe Biden, ishin të ndara në linja partiake.

Por, ajo që bie në sy janë kritikat e ashpra për mbarëvajtjen e debatit, të shoqëruar me ndërhyrje të shpeshta në fjalët e njëri-tjetrit.

Ronna McDaniel, kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan, shkroi në Twitter pas debatit se "Për nëntëdhjetë minuta, @realDonaldTrump paraqiti argumente të forta dhe bindëse për rizgjedhjen e tij dhe sfidoi Joe Biden-in për mbështetjen që ai u ka dhënë politikave radikale që do të rrisnin taksat, shkatërronin vendet e punës dhe do t’i bënin komunitetet tona më pak të sigurta".