", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/September/30/auto_PRC_1666870401601476634.jpg", "width": 900, "height": 472 } }

Jeton në një shtëpi me motrën e aktores/ Ish-burri i Naya Rivera shpërthen në lot

Motra e Naya Rivera që ndërroi jetë tragjikisht në 8 korrik, ka deklaruar dy ditë më parë se ka filluar të jetojë me ish-bashkëshortin e aktores. 

Nickayla në disa postime në Instagram, u shpreh se jeta me Ryan Dorsey bëhet vetëm për hir të nipit të saj, 5 vjeç Josey. 

Ndërsa ditën e sotme, Ryan Dorsey ka postuar një video emocionale në Instagram, duke folur në lidhje me marrëdhënien e tij me motrën e Naya Rivera, pasi u fotografuan duke mbajtur duart me njëri-tjetrin.

Aktori, deklaroi se motra e ish-gruas së tij të ndjerë, u transferua me të me kërkesë të djalit të tij, Josey ‘sepse ajo tani është gjëja më e afërt që ai ka’.

“Unë zakonisht nuk lexoj komente e njerëzve sepse e di se si mund të thuhen gjërat, 50 gjëra të mira dhe pesë negative. 

99% e njerëzve as nuk e njohin këtë familje. Ka njerëz që bëjnë gjykime, bëjnë supozime dhe dërgojnë mesazhe të tmerrshme që dëshirojnë vdekjen e të tjerëve. 

Është vërtet e çmendur, por unë vetëm do të them disa gjëra për këtë.

Është vërtetë e trishtueshme që kjo është bota në të cilën jetojmë, ku njerëzit u rritën me iden se është në rregull të ndjesh urrejtje, veçanërisht për të bërë deklarata në lidhje me një familje që po kalon një tragjedi."  /Syri.net/ 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

????Its not always black and white.

A post shared by dorseyryan (@dorseyryan) on