Merkato? Zidane i jep fund zërave: Kemi boll futbollistë në skuadër

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk ka hedhur poshtë plotësisht mundësinë për prurje të reja në “Santiago Bernabeu”, por ka këmbëngulur se për të ndodhur kjo duket të krijohet hapësirë në skuadër për shkak të numrit të madh të futbollistëve.

Trajneri francez thotë se është i lumtur me skuadrën që ka tani.

“Të gjithë mund ta thonë mendimin e vet, unë kam më të mirët në skuadër dhe gjithmonë ka qenë kështu në Madrid. Merkato është ende e hapur deri më 5 tetor”, tha Zidane.

“Në fund të fundit, ne kemi shumë futbollistë. A po thoni se duhet të sjellim më shumë? Përse? Të gjithë janë shumë të mirë. Jam i lumtur, vërtet”, përfundoi Zidane.