Messi bën ‘mea culpa’ me Barcelonën: Kam gabuar...

Shpërthen paqja në Barcelonë.

Leo Messi ka vendosur që përfundimisht ta lërë pas verën në të cilën njoftoi lamtumirën e tij me Barçën, ku gjatë një interviste ai konfirmoi se do të qëndrojë në blaugrana vetëm se ishte i detyruar nga kontrata e ndërprerjes dhe që nuk dëshironte që çeshtja e tij me skuadrën të përfundonte në gjykatë.

Dhe së fundmi me postimine tij në Instagram për presidentin Bartomeu i cili i kishte dëbuar nga skuadra shokun e tij besnik Luis Suarez.

Por argjentinasi tani e ka bindur përfundimisht veten e tij për zgjedhjen që ka bërë dhe ka marrë përsipër të shpreh publikisht pjesën e tij të fajit.

“Ne duhet të lëmë mënjanë dallimet dhe unë, nga ana ime, i pranoj gabimet e mia. Nëse kam bërë ndonjë, sidoqoftë, gjithmonë e kam bërë duke menduar për më të mirën e Barçës, për ta bërë ata një skuadër më të fortë. Sidoqoftë, kjo është e kaluara. Tani ne duhet të përqendrohemi në bërjen e gjërave në mënyrën më të mirë të mundshme, ne duhet të përpiqemi të bashkohemi që të marrim maksimumin prej saj si një ekip dhe si një mbështetës. Mënyra e vetme për të arritur qëllimet tona është të qëndrojmë të bashkuar, me entuziazëm dhe të luajmë me pasion. Të gjithë duhet të ecim në të njëjtin drejtim! ”.