PPE e barazoi me Lukashenkon/ Si e rrënoi Rama emrin e OSBE-së

Opozita bjelloruse deklaroi se nuk ka ndërmend të pranojë negocimin e Edi Ramës si kreu i OSBE për zgjidhjen e krizës në vendin e tyre.

Kjo deklaratë vjen pasi edhe vetë presidenti Aleksandër Lukashenko nuk e pranoi ndërmjetësimin e Ramës.

Kjo shënon një pikë tjetër të ulët në rolin e OSBE-së në pikat e nxehta të kontinentit.

Ndërkohë organizata është zhytur në një krizë drejtimi, pasi Sekretari i Përgjithshëm dhe komisionerët e rëndësishëm janë pa mandat.

E gjitha kjo ka ndodhur gjatë drejtimit të Shqipërisë. Edi Rama e përdori këtë mundësi të artë për Shqipërinë vetëm për disa foto ose udhëtime jashtë vendit në kohën kur është izoluar nga bota perëndimore.

Megjithatë, para pak ditësh, formacioni më i rëndësishëm në Europë, Partia Popullore Europiane e barazoi Ramën me Lukashenkon.

Ata diskutuan tre çështjet e nxehta të momentit: Shqipërinë, Bjellorusinë dhe Nagorni Karabakun.

Për Shqipërinë ata theksuan se reforma zgjedhore duhet miratuar në mënyrë konsensuale për të mos dëmtuar integrimin evropian.