Vesa Luma rikthehet në muzikë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Vesa Luma ka vite që është zhvendosur në Zelandë të re, për të jetuar me familjen e saj.

Vesa ka kohë që ka bërë shkëputje nga prurjet muzikore, por jo edhe nga krijimi i tyre.

Në një intervistë me Rudinën Magjistarin, Vesa ka zbuluar se ka gati disa bashkëpunime me bashkëshortin e saj, Big Basta.

Kjo do të thotë se rikthimi i bukuroshes në muzikë është i afërt dhe pikërisht me personin e zemrës.