Zyrtare/ Ruben Diaz firmos me Manchester City-n, ja detajet e kontratës

Mbrëmjen e të dielës, mësuam se Manchester City kishte arritur marrëveshjen me Benfica-n për transferimin e mbrojtësit portugez Ruben Dias.

Tashmë është zyrtare, pasi klubi anglez përmes një postimi në faqen zyrtare njoftoi transferimin e 23 vjeçarit, të rekrutuar për 68 milionë € + 3,6 milionë € bonuse. Diaz ka nënshkruar një kontratë gjashtë vjeçare me Manchester City-n. Ai do të mbajë veshur fanellën me numrin 3.