‘Pas 25 prillit Rama shkon për ndjekje penale’/ Berisha: Ka disa dosje, nëse opozita nuk e bën…

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin ‘Tempora’, ku tha se pas 25 prillit Rama shkon për ndjekje penale për disa dosje.

‘Pas 25 prillit Rama shkon për ndjekje penale për disa dosje. Nëse opozita nuk përgatitet për këtë proces, ajo do të zhgënjejë shqiptarët dhe botën. Mbi Edi Ramën rëndojnë krime të shëmtuara, nga tradhtia kombëtare, deri në vjedhjet deri jashtë çdo imagjinate. Erdhi në pushtet dhe nuk gjeti asnjë fakt, se aty i ka dosjet. Rama ka kryer krime aq të rënda në të gjitha aspektet dhe proceset e dosjet duhet të jenë disa. Çdo opozitar duhet të jetë i vendosur dhe ta ketë si objektiv që kjo fitore t’i japë dënimin e merituar që ç’bëri Shqipërinë më shumë se Enver Hoxha deri më sot’. 

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Këshillin Politik, Berisha theksoi se opozita ulet periodikisht në tavolinë me një bandit si Gjiknuri, e detyruar për një arsye madhore.

‘Nëse opozita ulet periodikisht në tavolinë me një bandit si Gjiknuri, e detyruar për një arsye madhore, unë nuk di ç’t’u them për të tjetër pastaj. Unë mendoj se opozita ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këshillin politik’, ka përfunduar Berisha.