VIDEO/ Tottenham - Chelsea, debate midis Mourinhos dhe Lampard

Po luhet në këto momente ndeshja midis Tottenham dhe Chelsea, e vlefshme për 1/8 e Kupës Karabo. Skuadra në këto momente janë duke barazuar me rezultatin 1-1

Chelsea kaloi i pari në avantazh, po në pjesën e dytë Tottenham shihet më kërkues, duke arritur të barazoi dhe rezultatin e sfidës.

Një ndeshje mjaft interesante, ku pati edhe një debat midis ish-trajnerit legjendar të Chelsea dhe ish-lojtarit legjendar të Chelsea. Në minutën e 27-të të sfidës, Mourinho dhe Lampard krijuan tension në zonën jashtë fushe.

“Frenk flet shumë. E marrtë dreqi, kur je duke humbur 3-0 nuk flet kaq shumë”, iu hakërrye Mourinho homologut dhe rivalit anglez.

Të dy kanë një raport të veçantë teksa Mourinho e ka stërvitur Lampardin në kohën kur ishte trajner i Chelseat në vitet 2004-2007, periudhë kur Chelsea fitoi dy kampionate angleze. Vetë Lampard pranoi para pak kohësh se “Special One” e ka ndihmuar për t’u rritur si trajner.

Sot ata janë kundërshtarë në fushë dhe egoja për të fituar i ka shtyrë të dalin nga vetja. Në 3 përballje të kaluara mes tyre, Lampard ka arritur të dalë më rezultativ se Mourinho.