Eda Derhemi në A-Show: Trump është delenxhi. Ka shkatërruar figurën e Presidentit amerikan

Në lidhje direkte me A-Show me gazetarin Adi Krasta, nga Amerika ku jeton dhe punon, pedagogia Shkencave Humane, Eda Derhemi, ka komentuar atë që po ndodh së fundmi në SHBA, ku ka një përplasje të fortë në prag të zgjedhjeve të nëntorit midis dy kandidatëve, Trump dhe Biden.

‘Trumpi është larg në ekstrem.

Është ekstremist dhe nuk besoj që do mjaftojë kjo.

Janë gënjyer shumë herë, populli që është kundër Trump, si edhe shumë analistë politikë, kur ka bërë një gafë, ka imituar një fëmijë me probleme, por asgjë nuk i ka bërë dëm.

Ku duronin amerikanët para Trumpit.

Ia kanë duruar gafat sepse Trump ka shkundur keq, institucionin e Presidentit.

E ka lënë pa themel, i ka prishur figurën, idetë.

Unë nuk kam presidentë që adhuroj, por presidentë që nuk i pëlqej

Por Trump ka shkatërruar figurën e Presidentit amerikan.

E majta ka sjellë gjithmonë fakte. Nuk është e majta që ka problem me Trumpin.

Ky është një njeri që i ka luajtur njerëzit nga vendi.

Problemi është që Nju Jork Times nuk ka qenë kurrë një gazetë e majtë, pavarësisht se është kundër Trumpit.

Trumpo ka çuar gjërat aq keq, sa nuk thuhet.

Unë nuk e di. Por me situatën që u krijua dje nga ardhja e dokumentacionin nga Nju Jork Times, Trump e ka të vështirë.

Dhe po ta shikosh Trump iu fsheh gjithë mediave.

Pastaj sulmoi Biden ku i kërkoi analizat e urinës para debatit të sotëm, dhe kjo do ta ulë në një farë mënyre fitoren e tij.

Ka një pjesë të një popullate që e mbron Trumoi, edhe sikur të thoshtë skandalin më të madh, do gjentë arsyen, që të thoshte po kështu është.

Shanset për mua në një fitore të Trump janë më të ulëta.

Nona ime tiranase i quan këta njerëz si delenxhi. Ai është delenxhi’