", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/September/29/auto_ferrari-812-superfast-autobahn-2743-default-large1601406513.jpeg", "width": 900, "height": 506 } }

Me shpejtësi 240 km/h, arrestohet reperi i njohur

Reperi amerikan Lil Yachty, u arrestua dhe u akuzua për vozitje të makinës me shpejtësi mbi normat e lejuara. 

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Miles McCollum u ndalua nga efektivët policorë në një autostradë ndërshtetërore në Atlanta.

23-vjeçari po ngiste një Ferrari të bardhë me shpejtësi 240 km/h në momentin e arrestimit. Ai u dërgua në burgun e Atlanta City.

Edhe pse mediat e huaja shkruajnë se ai ishte në burg, vetë reperi me anë të një video në Instagram ka treguar që është i lirë dhe jo në qeli.

 

 

View this post on Instagram

I’m not in jail

A post shared by ^CONCRETE BOY BOAT^ (@lilyachty) on