Lajm i mirë: Presidenti i Napolit shërohet nga koronavirus

Lajm i mirë për presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Klubi italian me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, ka zbuluar se presidenti, De Laurentiis ka rezultuar negativ në dy tamponet e kryera së fundmi.

Tashmë 71 vjeçar, është plotësisht funksional në krye të klubit italian.