'Edhe unë të dua' Morena Taraku merr dhuratën më romantike nga partneri

Morena Taraku, nëpërmjet postimeve të ndryshime në Instagram na ka pohuar se është në një lidhje dashurie, por pa e treguar identitetin e tij. 

Madje, duket se këngëtarja preferon të vazhdojë ta mbajë sekret, megjithëse nuk na i kursen aspak momentet e tyre të ëmbla në rrjete sociale.

Ditën e sotme, partneri e ka suprizuar Morenën, duke i dhuruar një buqete gjigante me trëndafila të kuq, brenda të cilëve ishte formuar një zemër me trëndafila të bardhë.

Morena s’ka shkruar asgjë tjetër krahas postimit, veç fjalëve: “Edhe unë të dua”.

Deri tani kemi kuptuar që mashkulli i cili i ka rrëmbyer zemrën është turk. Kjo pasi në një tjetër dhuratë për Morenën (një arush dhe tollumbace), ai kishte shkruar në turqisht “Të dua”.