Thiago Alcantara pozitiv me COVID-19

Futbollisti i Liverpool, Thiago Alcantara, ka rezultuar pozitiv me koronavirus në testet e kryera së fundmi te klubi anglez.

Lajmin për infektimin e mesfushorit spanjoll me Covid-19 e ka dhënë vetë klubi i Liverpool me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Alcantara është asimptomatik dhe ndodhet i izoluar në shtëpi, sipas rregullave të qeverisë britanike.