Të braktisur nga shteti/ Xhixho vizitë në familjen e Shkëlzen Zelës në Bubq

Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho ka vizituar sot familjen e Shkëlzen Zelës në Bubq, të cilëve u është prishur banesa nga tërmeti.

Ata që prej nëntorit të 2019 janë të braktisur nga shtetit.

Kryefamiljari thotë se marrin 10 mijë lekë bonus qiraje dhe asgjë tjetër.

Denoncimi i plotë i Erisa Xhixhos:

TË BRAKTISUR NGA SHTETI !

Sot isha në familjen e Shkëlzen Zelës në fshatin Bubq të Fushë Krujës , i cili jeton së bashku me gruan, fëmijët 2 vjeç dhe 10 muajsh, mamanë dhe vëllain të dy me probleme shëndetësore.

Shtëpia e tyre u prish nga tërmeti 26 nëntorit dhe prej atij momenti jetojnë në varfëri ekstreme, të pashpresë dhe të harruar nga qeveria qëndrore dhe lokale.

Me dhimbje ndajnë vështirësitë ekonomike që duhet të kalojnë çdo ditë për të mbijetuar ku shpresa e vetme i mbetet zoti.

Duan që t’i ndërtohet shtëpia e tyre edhe pse askush nuk është interesuar për ta ka 10 muaj dhe as nuk dinë se kur do mund të fusin kokën serish në shtëpinë e tyre .

Shiu i këtyre ditëve ja kanë veshtirësuar me shumë jetën e tyre ku meraku më i madh është shëndeti i fëmijëve.

Kjo është Shqipëria reale jo 3D !