Berisha postoi foto me Neymar, braziliani e riposton dhe ka këto fjalë për mesfushorin kosovar

Skuadra e Reims, ku luan futbollisti i përfaqësuese së Kosovës, pati si kundërshtar në javën e 5-të të Ligue 1 një ndër lojtarët më të mirë në botë, Neymarin e PSG-së.

Edhe pse Remisi i Berishës pësoi humbje nga parisienët me rezultat 2:0, kosovari pas ndeshjes publikoi një fotografi në instastory në rrjetin social instagram.

“Lojtar i nivelit tjetër. Asgjë përveç respekt”, shkroi Berisha në foton e tij.

Postimin e mesfushorit të ‘Dardanëve’ e ka rishpërndarë sulmuesi brazilian, i cili ka thëne disa fjalë për Berishën. “Faleminderit shoku. Vetëm vazhdo”, shkroi Neymar.

Kujtojmë që për Reims luajti edhe sulmuesit tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli, i cili i inkuadrua në pjesën e dytë.