", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/September/29/auto_Elsa-Hosk-Victoria-Secret-Fantasy-Bra-20181601388891.jpg", "width": 900, "height": 1350 } }

Me foto nudo, ylli i Victoria’s Secret zbulon se është shtatzënë

Suprizë! Modelja e Victoria’s Secret është në pritje të ëmbël dhe na e ka paska mbajtur të fshehtë. 

Elsa Hosk ka dhënë lajmin e bukur duke publikuar disa foto ku ka pozuar nudo me barkun e rrumbullakosur.

“E kam mbajtur sekret këtë engjëllin në barkun tim për një farë kohe. Ndihem shumë e emocionuar dhe me fat që do të bëhem me fëmijë dhe do filloj kapitullin tjetër të jetës me njeriun e ëndrrave të mia !!!!”, shkruan ajo në Instagram.

Një ditë më parë, Elsa dhe partneri i saj Tom Daly u fotografuan në Neë York, teksa shëtisnin me maska, por pa na lënë të kuptonim se ajo ishte shtatzënë. 

Hosk, 31 vjeç, kishte veshur një pallto të gjatë që i fshihte barkun, të cilën e kishte kombinuar me sandale të zeza lëkure.

Çifti janë në lidhje që nga viti 2015 edhe pse ata e njihnin njëri-tjetrin si miq para se të nisnin një romancë./Syri.net/

 

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Been keeping this angel in my belly a secret for a while... ???????? Feeling beyond excited and lucky to be having a baby and begin the next chapter of life with the man of my dreams!!!! Half way there @tomtomdaly ??

A post shared by elsa hosk (@hoskelsa) on