FOTO/ Ja si dukej Eli Fara shumë vite më parë

Për këngëtaren Eli Fara duket se vitet janë veç numra.

Dhe ajo sapo na vërtetoi sot se bukuria e saj i ka zanafillat e hershme. Eli ndau me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, një foto të hershme ku shfaqet në moshë fare të re. Shumë natyrale, me flokët me baluke dhe e buzëqeshur ajo pozon në breg të detit.

 “Iku dhe kjo verë”, ka shkruar këngëtarja në krah të fotos, ndërkohë që komplimentat nga ndjekësit ishin të shumta.