Tërbohen sërish zjarret në Kaliforni, 70 mijë njerëz marrin arratinë

Në veri të Kalifornisë zjarret janë përhapur sërish me shpejtësi, duke shkatërruar shtëpitë ndërsa rreth 70 mijë njerëz do të evakuohen. Paraprakisht raportohet për 3 viktima nga zjarret e reja.

Shkencëtarët thonë se këto janë zjarre të pashembullta për nga madhësia dhe shtrirja e tyre, njofton VOA. Zyrtarët thonë se janë duke përdorur të gjitha kapacitetet për të luftuar zjarret, që kanë djegur miliona hektarë tokë. Në këtë përpjekje është angazhuar edhe ushtria amerikane.