Një ‘natë takimi’ mes Kim Kardashian dhe Kanye West/ Shpresë për një rikthim?

Të shumta kanë qenë dyshimet se mes Kim Kardashian dhe  Kany West  gjërat nuk po njihnin përmirësim.

Por, me një postim në rrjetet sociale kuptuam se për çiftin West, me sa duket, ka akoma shpresë.

Ata, me anë të llogarive të tyre në Instagram na treguan se janë bashkë në një takim romantik.

‘Darkë për të dy”, ka shkruar Kanye në një prej postimeve, ku bie në sy drita e hënës e cila ka shoqëruar dyshen përgjatë mbrëmjes.

Gjithashtu edhe Kim ndau një foto ku dukeshin këmbët e çiftit, shoqëruar me mbishkrimin “Nata e takimit”.

Me siguri Kim dhe Kanye janë duke u përpjekur për të shpëtuar lidhjen e tyre pas shumë problemeve dhe kanë zgjedhur ta bëjnë këtë duke kaluar kohë me njërit-tjetrin, larg syve të mediave.