Qumështi derdhet lumë nën këmbët e policëve në Prishtinë: Revolta e blegtorëve

Meqënëse qeveria e Kosovës nuk u erdhi në ndihmë, blegtorët mbushën cisternat me qumësht dhe i derdhën të revoltuar rrugëve të Prishtinës.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës u përpoq t'i ndalonte, por më kot. Ata dolën para godinës së qeverisë dhe e bënë protestën e tyre.