Veseli: Qeveria Hoti është e lodhur

Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli tha se partia e tij është e gatshme për propozime konkrete për paketën e rimëkëmbjes, pasi qeveria Hoti është e lodhur dhe e papërgjegjshme.

“Kjo qeverisje është e lodhtë dhe e papërgjegjshme. PDK-ja është e gatshme dhe për propozime konkrete për paketën e rimëkëmbjes. Ju e keni parë që kryeministri dhe Qeveria aktuale s’kanë gatishmëri. Janë duke i varfëruar qytetarët tanë. Kryeministri mendon se vetëm ai ka të drejtë, nuk ka nevojë për përkrahje dhe i ka bllokuar edhe bizneset”, ka thënë ai gjatë një konference shtypi.

“Paketa e rimëkëmbjes kombëtare të alokohet dhe Trusti të mos të bëhet sikur të jetë lëmoshë, por të ndihmohen qytetarët drejtpërdrejt”, tha ai. 

Veseli foli edhe për mundësinë e koalicioneve midis partive politike në Kosovë dhe këshilloi: “Mos të bëjmë vija të kuqe me njëri-tjetrin për konsum elektoral. Edhe gjatë fushatës kam bërë thirrje për këtë dhe nuk i takoj këtij kontingjenti. Mendoj se fitorja në zgjedhje duhet të jetë e ndershme pasi kur të fitosh mandatin duhet të mendosh se si do të jesh kur e dorëzon. Unë asnjëherë nuk kam bërë vija të kuqe dhe mendoj se nuk duhet të bëjmë vija të kuqe”, deklaroi Veseli.