Një plan i denjë për filma thriller/ Rrëfehet 21 vjeçari që vrau arbitërin dhe të dashurën e tij

Ai donte ti torturonte dhe më pas ti vriste, pastaj të pastronte gjithçka dhe të linte vetëm një mesazh për qytetin.

Ky ishte plani që 21 vjeçari Antonio De Marco që u ndalua të hënë në mbrëmje në Leçe kishte përgatitur  për vrasjen e arbitërit Daniele De Santis dhe të dashurës së tij Eleonora Manta.

I riu që është rrëfyer kishte planifikuar çdo detaj.

Sipas prokurorit ai ka vepruar pa mëshirë dhe pa ndenja ndaj thirrjeve të fqinjëve të tij.

"Pavarësisht thirrjeve të përsëritura për të ndaluar nga viktimat, i dyshuari vazhdoi veprimin e planifikuar me përpikmëri duke i ndjekur rreth shtëpisë, duke i arritur ata jashtë pa ndalur asnjë çast".

Djali një student i infermierisë kishte qënë shok dhome me viktimat.

Sipas asaj që shpjegoi prokurori i Leçes vrasja ka qënë e paramenduar dhe e përcaktuar në detaje për një kohë të gjatë.  

Paramendimi i krimit - shkruan prokurori - provohet nga objektet e shumta të gjetura në skenën e krimit, në veçanti kapuçi i marrë nga një palë çorape najloni për gra, shiritat shtrëngues të tubave dhe pesë fletët e shkruara me dorë, të cilat gjithashtu përshkruanin hartën me rrugën që duhej ndjekur për të shmangur kamerat.

Hakmarrja mund të ketë qenë motivi i mundshëm për vrasjen e dyfishtë.

Sipas asaj që u rindërtua nga hetuesit, në fakt, vrasësi i dyshuar kishte jetuar për gati një vit në një dhomë me qira në një nga dhomat e banesës, ku Daniele dhe Eleonora kishin vendosur më pas të jetonin së bashku.

 Prandaj Daniele  kishte vendosur të mos rinovojë kontratën e të riut dhe të mbajë apartamentin për vete dhe të dashurën e tij.