Aplikimet për prokuror të BKH/ Yuri Kim: Koha për të ndërmarrë veprime kundër…

Pak orë përpara se të skadojë afati për aplikimet për prokuror të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka dalë me një apel të rëndësishëm.

Në një postim në twitter, diplomatja amerikane thotë se është kohë për veprim, kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

“Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i BKH. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u tregoni të kënaqur të uleni dhe të ankoheni – ngrihuni dhe veproni”, shkruan Kim.