Gjermania dhe OKB negociojnë për të stabilizuar Libinë

 

Zëdhënësi i Misionit Mbështetës të OKB-së për Libinë (UNSMIL), Jean Alam, tha se OKB-ja dhe Gjermania kanë vendosur të organizojnë një mbledhje të nivelit të ministrave që do të jetë si vazhdim i Konferencës së Berlinit.

Alam në deklaratën për kanalin libian Al-Ahrar tha se mbledhja që do të zhvillohet "do të jetë pjesë e përpjekjeve që zhvillohen për të siguruar përmbushjen e angazhimeve të dhënë në Konferencën e Berlinit me temë për Libinë në muajin janar.

Mbledhja do të mbahet më 5 tetor, ku përveç zyrtarëve të lartë do të marrin pjesë edhe pjesëmarrësit e Konferencës së Berlinit.

Palët në Libi dhe bashkësia ndërkombëtare më 19 janar ishin mbledhur në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, prej ku ishte bërë thirrje për armëpushim dhe dialog.