VIDEO/ Arbitri në Angli dëshpërohet keq pas rastit të humbur. Gjesti i tij po bën ‘namin’ në rrjet

Liverpooli fitoi 3-1 në përballjen ndaj Arsenalit e vlefshme për javën e 3-të në Premier League.

Para se Liverpool të shënonte golin e tretë, Lacazette humbi një rast të artë për të barazuar rezultatin. Por përveç tifozëve dhe stafit të Arsenalit një tjetër personazh u dëshpërua ndërsa pamjet janë bërë “hit” në rrjetet sociale.

Në momentin që Lacazette humbi rastin, ishte arbitri Craig Pawson i cili shfaqi dukshëm trishtimin e tij.