Tayna ju jep fund dyshimeve/ Tregon raportet me Mozzik

Reperja Tayna dhe Mozzik duket se kanë pasur disa mosmarrëveshje në marrëdhënien mes tyre, ku dhe janë përfolur mbi faktin se ato nuk shpërndajnë më këngët e njëri-tjetrit në Instagram dhe nuk ndiqen më as në rrjetet sociale.

Por, me sa duket Tayna sapo ju dha fund dyshimeve, pasi këngëtarja  në llogarinë e saj në Instagram e ka uruar Mozzik publikisht për ditëlindjen e tij.

‘Urime ditëlindjen djali më i mirë. Me shumë jetë dhe lumturi se i mertion” shkroi Tayna, duke treguar kështu se mes dyshes së reperëve  nuk egzistojnë mosmarrëveshje dhe se ato kanë raporte të mira shoqërore.