", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/September/29/auto_Screenshot-2020-09-28-at-22.20.161601360998.jpg", "width": 900, "height": 503 } }

VIDEO/ Klopp përplaset gjatë intervistës me ish-futbollistin e Man United

Skuadra e Liverpoolit ka arritur ta mposhtë Arsenalin me rezultatin 3-1, në ndeshjen e javës së 3-të në Premier League.

Për Liverpoolin shënuan Mane, Robertson dhe Salah, ndërsa golin e vetëm për topçinjtë e realizoi, Lacazette.

Pas kësaj fitore të madhe, foli trajneri gjerman, Jurgen Klopp, i cili u nervozua me analizën e ish-futbollistit të Man United, Roy Keane, sipas të cilit skuadra e Liverpoolit dhuroi një paraqitje të dobët.

“A e dëgjova mirë se z. Keane tha se ne sot kishim një përformancë të dobët. Ai tha që ne nuk ishim të qëndrueshëm? Unë mund të them se ky është parashikimi më i pabesueshëm i kësaj loje”, tha Klopp.

“Unë them se asgjë nuk ishte e dobët, ne triumfuam ndaj një skuadre në formë siç është Arsenali. Ata kishin dy mundësi, por Alisson i priti. Kjo nuk ishte lojë e dobët përkundrazi ishte e fortë”, përfundoi tekniku gjerman.