FOTO/ I pasionuar pas motorave, kush është djali i biznesmenit që ia mbathi nga spitali pasi mësoi vdekjen e infermieres

Kosta Kaça është 24-vjeçari nga Saranda, i cili është shpallur në kërkim nga policia për aksidentin e një jave më parë. Ai po drejtonte automjetin tip BMË kur u përplas me ambulancën, brenda së cilës ishte infermierja 57-vjeçare Adelina Rizvani.

Rizvani ndërroi jetë ditën e sotme në spitalin e Traumës pas një jave që luftonte me plagët e rënda. Sapo mësoi këtë, Kosta Kaca, i cili është djali i një biznesmeni në qytetin e Sarandës ia mbathi nga spitali ku po trajtohej duke përfituar nga fakti që u vendos të procedohej penalisht.

Në fotografitë e siguruara nga Faxëeb.al duket se Kosta Kaça është i apasionuar pas shpejtësisë dhe adrenalinës pasi shfaqet me automjete luksoze apo motora sportivë.

Kujtojmë se Aleks Kajo, shoferi i ambulancës dyshohet se shkaktoi aksidentin pasi hyri në kundravajtje në kryqëzim në Sarandë. Atij iu dha masa e sigurisë arrest me burg, por ndodhet në spital nën mbikëqyrjen e policisë.