FOTOLAJM/ Gent Cakaj merr në Gjermani dhuratë një ... kukull

Ministri i komanduar i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka qenë në Gjermani ditët e fundit në një vizitë zyrtare, ku ka zhvilluar disa takime.

Në këtë vizitë ai është takuar edhe me Gunter Krishbaum, kreu i komisionit për çështjet evropiane në Bundestag dhe një zë përfaqësues i fuqishëm i CDU-së.

Në këto takime është diskutuar për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe faktin se Maqedonia pritet të nisë hapjen e negociatave e Shqipëria jo.

Por përveç këtyre diskutimeve, SYRI.net ka siguruar dhe një detaj të veçantë.

Krishbaum i ka dhuruar Gent Cakajt një kukull si dhuratë.

Nuk dihet domethënia e këtij veprimi, apo kujt i është drejtuar kjo dhuratë, por në pamje të parë dhurata simbolike duket më shumë si një mesazh politik.