Ironia e Manjanit: Për Gjykatën Kushtetuese mezi bëhen 5 kandidatë, për KQZ konkurojnë 55

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar garën e fortë që po bëhet në KQZ-në e re, ku garojnë 55 vetë, ndërkohë që për Gjykatën Kushtetuese mezi bëhen 5 kandidatë.

Me këtë postim Manjani, nënkupton se gara për të kapur zgjedhjet me KQZ gjoja të re është më e ethshme se kurrë.

‘Ore ç'bëhet kështu?!

Për vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese mezi bëhen 5 kandidatë.

Për vendet në KQZ konkurrojnë 55 vetë..’