Nuk u ndihmua biznesi i turizmit? Klosi: E pavërtetë! 15 qershori ishte moment i vështirë

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi komentoi situatën e vështirë të pandemisë dhe ndikimin te turizmi në emisionin Çim Peka LIVE.

Gazetari Enton Abilekaj tha se nuk ka pasur ndihmë për biznesin e hoteleve.

“Nuk pati incentiva për stafet e hoteleve, madje pati inspektime nga tatimorë dhe gjoba të rënda, të ligjshme dhe të paligjshme,” tha ai.

Ministri deklaroi se kjo nuk është e vërtetë.

“I vetmi biznes që mori mbështetje nga paketat e ndihmës ishte ai i turizmit. Një sërë masash të kërkuara nga biznesi i turizmit u plotësuan,” tha ai.

Ndërkohë Abilekaj nënvizoi momentin e 15 qershorit, kur u mësua se Shqipëria ishte në listën që i ishte bllokuar lëvizja. Ai tha se qeveria mund të kishte bërë më shumë në këtë drejtim.

“Ajo që ndodhi më 15 qershor edhe për ne ishte e vështirë pasi menduam se të gjithë vendet do ishin pjesë e lëvizjes evropiane. Kjo është pjesë e lobingjeve. Natyrisht hapja e negociatave do të ndryshojë pozicionin e Shqipërisë edhe në situata të ngjashme si ajo e 15 qershorit,” tha Klosi.