Denoncimi i mjekes: Rama i quan heronj, koncesionari gjobit makinat e bluzave të bardha në QSUT

Kur i intereson, qeveria i quan “heronj”, por kur vjen puna për ti zhvatur nuk i shpëton asnjë rast.

Kjo është situata sot në QSUT, aty ku çdo ditë mjekë, infermierë apo pedagogë përballen me gjobat e koncensionarit të parkingjeve.

Denoncimin e rradhës e bën mjekja dhe pedagogia Monika Fida, e cila përmes një video-live në Facebook-un e saj tregon situatën në qendrën më të madhe spitalore në vend.

“Po flas sot live nga QSUT. Jam mjeke, konsulente pranë shërbimit të dermatologjisë.

Vij, është kohë me shi, siç e shihni, gjithë sipërfaqja është bosh, totalisht. Kjo sipërfaqe nuk lejohet të përdoret nga mjekët.

Koncensionari ka bllokuar të gjitha vendet, ndërsa ne, bluzat e bardha, që deri dje ishim heronj, nuk mund të parkojmë dot këtu”.

Më pas, mjekja tregon edhe gjobën që ka marrë pikërisht për shkak të parkimit.