Valencia fiton garën për mbrojtësin e Juventusit

Valencia duket se ka fituar garën për të nënshkruar me mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani.

Sipas “Cadena Cope”, Rugani dhe Juan Fojth i Totenhemit pritet t’i bashkohen ekipit të La Ligas në ditët e fundit të merkatos.

Rugani nuk është në planet e Pirlos dhe për të kanë qenë të interesuar disa klube si Fulham, Rene apo Sevilla.

Gjithsesi, Valencia duket se ka fituar garën me ekipet e tjera për Ruganin.