Dasmë tradicionale apo private? Luana Vjollca flet për herë të parë për planet e martesës

Luana Vjollca është një nga moderatoret më të komentuara në showbizin shqiptar. 

Luana u rikthye sërish në ekran me emisionin e saj shumë të ndjekur “Shiko Kush Luan”, i cili edhe këtë sezon kishte rezervuar surpriza të mëdha.

Si "dhuratë" për publikun Luana ka përgatitur një “AfterParty” me personazhet e ftuar në emision, ku i bën pyetje pikante të cilat mund t’i shohim në kanalin e saj në Youtube.

E para që e nisi këtë “AfterParty” ishte vetë moderatorja, e cila gjatë intervistës nuk mund t’i shpëtonte edhe pyetjeve në lidhje me jetën e saj private.

E pyetur nëse është në një lidhje apo jo, Luana zgjodhi të mos i përgjigjej kësaj pyetjeje por mori vëmendjen me një tjetër përgjigje.

Ajo tregoi planet e saj të ardhshme për martesën, duke na rrëfyer si e dëshiron dasmën e saj.

Pyetjes “Dasmë tradicionale apo dasmë private?” Luana iu përgjigj “Private”, ndërsa të gjithë jemi kuriozë të dimë kur do të vijë kjo ditë.

Prej kohësh, moderatorja po përflitet lart e poshtë në media se është ti japi fund beqarisë, pro deri më tani ajo nuk ka konfirmuar asgjë.