EMRI/ Pezullimi i Shkëmbit, komandohet kreu i ri i OFL-së

Oficeri Hekuran Bregu është komanduar ditën e sotme në krye të Operacionit Forca e Ligjit.

Ai është një oficer me eksperiencë ne hetimin e krimeve të rënda dhe në hetimin kundër krimit  ekonomiko- financiar.

OFL-ja gjatë ditës së sotme është përfshirë edhe  nga një pezullim nga detyra të drejtorit Artan Shkëmbi.

Shkëmbi akuzohet për nxjerrjen e sekreti hetimor si dhe për shpërdorim detyre, pasi ka nxjerrë një informacion të dhënë nga autoritetet gjermane.