Gjimshiti zgjedh emrin e djalit, që solli në jetë me modelen serbe

Berat Gjimshiti bëhet baba për herë të parë.

Partnerja e tij serbe, Alisa Menkovic solli në jetë djalin e parë me futbollistin e Kombëtares shqiptare.

Çifti nuk ra në hall për t’ia vendosur emrin, duke zgjedhur të mos ndaleshin në dy vendet, nga kanë rrënjët e tyre, Shqipëri dhe Serbi. Për të evituar çdolloj pakënaqësie, Berati dhe Alisa preferuan një emër anglez; si zgjidhje kompromisi. Bebja, që erdhi në jetë këtë shtator, do të quhet Lion (luan, në anglisht).