Pompeo viziton Greqinë, takohet me homologun Dendias

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u takua me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Pompeo në kuadër të ndalesës së parë të programit të tij në Greqi në qytetin e Selanikut e takoi homologun Dendias, me të cilin biseduan zhvillimet në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimit të energjisë dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor.

Në kuadër të vizitës pritet të nënshkruhet marrëveshje në fushën e shkencës dhe teknologjisë mes dy vendeve.

Ndërkohë sonte në Selanik do të organizohet një protestë ndaj vizitës së Pompeo-s.

Pas takimeve në këtë qytet Pompeo do të takohet në një darkë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në ishullin e Kretës. Nesër në mëngjes do ta vizitojë Bazën Detare në Souda, ku do të zhvillojë konferencë të përbashkët me Mitsotakis.