Zbulohet kush është fatlumi që i mban dorën Dojna Memës
Moderatorja Dojna Mema para pak kohësh i ktheu të gjithë sytë e ndjekësve nga ajo, pasi ndau në llogarinë e saj në Instagram, një foto tek mbante dorën e një mashkulli.
Kurioziteti i fansave pas këtij postimi u shtua dhe sigurisht dyshimet ishin të shumta, dhe shumica prej tyre na çonin drejt një personi.
Me sa duket, personi që i ka vjedhur zemrën dhe i mban dorën Dojnës është pikërisht këngëtari Vlashent Sata, për të cilin është përfolur më parë në lidhje me një romancë të mundshme mes tij dhe moderatores.
Nga fotot e publikuara prej tyre në rrjetet sociale, shohim se kanë qenë në të njëjtat vende dhe po ashtu në periudha të njëjta.
Nga dyshja akoma nuk ka një konfirmim, por a mund të rastisin dy persona kaq shpesh në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë?!