VIDEO/ Pamje të frikshme gjatë bombardimit të tankeve në konfliktin Armeni-Azerbajxhan

 

Konflikti i armatosur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, po vazhdon ende . Palët kanë publikuar pamje të bombardimit të pozicioneve të armikut, ku shihet shkatërrimi i tankeve dhe sistemeve kundërajrore. Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, pranoi se ushtria e vendit të tij ka pësuar humbje gjatë luftimeve në rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabakut, i cili kontrollohet nga armenët, por ndërkombëtarisht njihet si pjesë e territorit të Azerbajxhanit.

Armenia pretendon se i ka rrëzuar dy helikopterë të forcave azere dhe i ka goditur me artileri dy tanke të armikut, por një gjë e tillë është mohuar nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, shkruan Daily Mail.

Kombet e Bashkuara dhe fuqitë e mëdha u kanë bërë thirrje palëve që t’i ndërpresin menjëherë luftimet dhe t’i ulin tensionet.