I infektuar me Covid-19, Stresi thyen karantinën duke festuar

Pak ditë më parë ishte vetë reperi i njohur Stresi, ai që bëri publik lajmin se ishte i prekur me Covid-19.

Madje jo vetëm kaq, por reperi kishte dhe një mesazh për të gjithë ndjekësit duke i këshilluar ato të bënin sa më shumë kujdes.

Mirëpo, është prapë vetë reperi, ai që ndau disa video në llogarinë e tij në Instagram, ku duket qartë që jo vetëm nuk po qëndron i izoluar por shihet në shoqërinë e disa personave të tjerë.

Me sa duket, bëhët fjalë për një festë ditëlindjeje dhe të shumtë janë personat që ishin të ftuar.

Pas publikimit të këtyre videove, të shumta ishin reagimet në rrjetet sociale, ku të gjithë fansat i tërhoqën vëmendjen reperit për thyerjen e rregullave.