Kreu i OFL-së në hetim për korrupsion dhe dekonspirim aksionesh policore

Vetëm pak muaj pasi rezultoi i pastër në tre shtyllat e vetingut.

Por drejtori i Drejtorisë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Artan Shkëmbi, njëkohësisht edhe kreu i Operacionit Forca e Ligjit, është pezulluar nga detyra.

Shkëmbi është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe vendimi i pezullimit është marrë nga Gjykata e Posaçme.

Lajmi konfirmohet nga burime për SYRI TV.

Prej disa javësh SPAK ka një çështje për të për akuzën e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit hetimor, duke dekonspiruar aksionet e policisë.

Artan Shkëmbi është akuzuar nga opozita edhe se ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit dhe më pas i katapultuar në Policinë e Shtetit.