Abuzoi seksualisht 15 herë me të miturën/ Mbyllen hetimet për Abaz Dogën

Prokuroria mbyll hetimet për Abaz Dogën, Klajdi Pocin dhe dy të miturit R.O dhe F.B të akuzuar për abuzimin seksual me vajzën e mitur në një shkollë 9-vjeçare në Babrru.

Sipas kërkesës për gjykim, viktima ka dëshmuar se e kanë kërcënuar se do i nxirrnin foto intime dhe ka shkuar në banesën ku kërkonte Abaz Doga.

Në vitin 2018 ka qenë hera e parë e abuzimit, ndërsa më pas është detyruar të shkojë disa herë të tjera për shkak të presionit.

Shtetasi Klajdi Poci është personi që e ka kërcënuar me videot, me të cilin ka kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale.

Sipas dëshmive, rezulton se 3 të pandehurit kundërshtojnë njëri-tjetrin sa përket abuzimit me të miturën.

Ndërkohë që vetë vajza e mitur ka deklaruar se është abuzuar për herë të parë nga Abaz Doga, ky i fundit pretendon se në fakt kanë qenë dy të rinjtë që kanë abuzuar me të.

Sipas kërkesës për gjykim, Doga ka abuzuar rreth 15 herë me të.

Kështu, Doga ka pretenduar se herën e parë që e ka marrë në shtëpie, vetëm e ka prekur, ndërsa shton se kanë qenë dy të rinjtë që fillimisht kanë abuzuar me vajzën, i kanë bërë video intime, të cilat Abaz Doga ia ka blerë dy të miturve për shantazh.

Më tej, i pandehuri tjetër Klajdi Poci ka thënë se ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën, por videon e ka bërë Doga.

Ndërkohë dy të miturit e tjerë të pandehur, kanë deklaruar se Abaza Doga i ka bërë presion vajzës që të shkonte me ta. Dy shokët kanë filmuar aktin në video.