Anëtarja e KPK kallëzohet në SPAK, ja akuzat ndaj saj

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Brunilda Bekteshi është kallëzuar në SPAK nga Shoqata Drejtësi për Drejtësinë.

Kjo shoqatë përbëhet nga magjistratë të shkarkuar nga vetingu.

Ajo akuzohet se ka bërë deklarim të rremë të pasurisë.

Po ashtu në padinë e depozituar në SPAK thuhet se Bekteshi është akuzuar nga mediat se është e lidhur me banda kriminale.